Harduer

Samsung zbulon smartfonin premium Galaxy Alpha

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Samsung zbulon smartfonin premium Galaxy Alpha

gsmarena_001Samsung ka zbuluar dje Samsung Galaxy Alpha Premium përpara prezantimit të Galaxy Note 4. Pajisja Premium ka një kornizë metalike ngjashëm me Galaxy S5. Galaxy Alpha është një “goditje” parandaluese ndaj një iPhone me përmasat më të mëdha që thuhet se po vjen. Galaxy Alpha ka një trashësi prej 6.7 mm dhe peshon 115 gram. Dimensionet e tjera janë 132.4 x 65.5, të ngjashme me Galaxy S5 Mini.

Galaxy Alpha ka një ekran 4.3 inç Super AMOLED me rezolucion 720p. Në zemër të smartfonit qëndron një Exynous 5 Octa i ndërtuar me katër bërthama Cortex-A15 1.8 Ghz dhe katër bërthama Cortex-A7 1.3 Ghz. Smartfoni ka të përfshirë 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Nuk ka mbështetje për microSD.

Galaxy Alpha do të fuqizohet nga Android 4.4.4 KitKat me ndërfaqen TouchWiz me veçori shtesë si S Health dhe modalitetin Ultra-low. Telefoni do të ketë po ashtu një skaner të shenjave të gishtërinjëve, sensor për matjen e rrahjeve të zemrës si dhe do të jetë kompatibël me orët inteligjente Samsung Gear.

Kamera e pasme do të ketë një sensor 12 Megapixel e shoqëruar nga një kamerë frontale selfie 2.1 Megapixel. Samsung Galaxy Alpha do të mbështesë LTE kategoria 6 deri në 300 Mbps, Wi-Fi a/b/g/n/ac dhe Bluetooth 4.0. Të gjitha këto do të furnizohen nga një bateri 1860 mAh. Telefoni do të jetë i disponueshëm në këtë ngjyra: zezë, bardhë, artë, argjendtë dhe blu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>