Harduer

Samsung zbulon SSD me kapacitet 1TB

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Samsung zbulon SSD me kapacitet 1TB

Samsung Electronics do të ofrojë një sërë drive-sh të shpejta SSD për konsumatorët duke filluar nga muaji i ardhshëm. Në listën e produkteve do të jetë edhe një drive 1TB për t’u përdorur gjerësisht çdo ditë.

Linja “840 EVO”, në varësi të kapacitetit, do të jetë dy deri në tre herë më e shpejtë se ekzistueses 840, ka konfirmuar kompania. Versioni 1TB ka një shpejtësi shkrimi prej 520MBps, mbi dyfish nëse do ta krahasonim me paraardhësin e tij, ndërsa modeli 120GB mund të arrijë në 410MBps, rreth tre herë më tepër se versioni i vjetër.

Me uljen e çmimeve të NAND flash, adaptimi dhe përhapja e SSD-ve në kompjuterët personale për konsumatorët e thjeshtë ka filluar të shndërrohet në qëllimin e rradhës për prodhuesit. Samsung do ta lançojë linjën e re me moton “SSDs for everyone” (SSD për të gjithë).

Samsung nuk ka bërë ende të ditur çmimin e 840 EVO. Ajo që dihet deri tani është vetëm se linja do të jetë e disponueshme për shitje në gusht në tregjet e mëdha.

Samsung ka lajmëruar gjithashtu edhe mbi një linjë të re për kompanitë, përfshi një drive 1.6TB i cili ka shpejtësi leximi sekuenciale prej 2,000MBps dhe shpejtësi leximi josekuenciale (të rastësishme) 740,000 IOPS.

Kompania ka shtuar gjithashtu se është e para që po ndërton një SSD 2.5-inç bazuar në NVMe (non-volatile memory express), një specifikim për ndërfaqen mbi solid-state drives që zevendëson ndërfaqen SATA e cila përdoret gjerësisht për momentin.

Drive-t 2.5-inç do të jenë e disponueshme në madhësi 400GB dhe 800GB. Samsung u shpreh se ka planifikuar të zgjerojë ofertat bazuar në NVMe për kompanitë në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Samsung SSD

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>