Harduer

Samsung Epic 4G në treg javën e ardhshme

Aug 6 2010
0 Shpërndarje
Samsung Epic 4G në treg javën e ardhshme

Operatori Amerikan Sprint së fund ka paraqitur një faqe ngacmuese me imazhe të Samsung Epic 4G dhe tani Phandroid është duke raportuar se lansimi do të bëhet javën e ardhshme.

Samsung Epic 4G arrin i pajisur me një ekran 4 inç Super AMOLED të ndjeshëm në prekje, i cili do të shfaq për mrekulli pamjet e kapura me kamerën 5 megapikselëshe që ka blic LED, dhe përveç kësaj kjo kamerë është në gjendje të incizojë video në format HD në 720p.

Samsung Epic 4G veçohet gjithashtu me një kamerë të përparme që shërben për video telefonata,  dhe përveç kësaj ka edhe WiFi të integruar 802.11 b/g/n, akselerometër me gjashtë akse, procesor 1 GHz, EV-DORev dhe WiMax, tastierë të plotë QWERTY, mundësinë për ta përdorur si WiFi hot-spot për deri në pesë pajisje të ndryshme, etj.

Samsung Epic do të ofrohet në treg me Android 2.1 dhe me një bateri 1500 mAh. Por deri më tani asgjë nuk ka zyrtare nga ana e Sprint në lidhje me datën e lansimit, por në momenti që do të ketë diçka ne do t’ju njoftojmë.

Lajmet e fundit>