Harduer

Samsung Galaxy Tab bëhet produkt zyrtar

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy Tab bëhet produkt zyrtar

Samsung Galaxy Tab veçohet me një ekran 7 inç të ndjeshëm në prekje WSVGA dhe arrin i ngarkuar me sistemin operativ Android 2.2 (Froyo). Specifikat tjera përfshijnë aftësinë për të përdorur Samsung Galaxy Tab si një celularë me funksione të plota, pasi që është në gjendje të bëjë dhe pranojë thirrje me zë dhe video , dhe gjithashtu të pranojë e dërgojë SMS, MMS dhe e-mail.

Samsung Galaxy Tab ka dy kamera, një kamerë 3 megapikselëshe në pjesën e prapme për të bërë imazhe dhe në video kamerë VGA në pjesën e përparme për të bërë video thirrje.

Samsung Galaxy Tab do të veçohet me një numër të shërbimeve të integruara të gjigantit Google, që përfshin Google Navigation, Google Goggles dhe Google Places, dhe përveç kësaj tableti ofron edhe GPS të integruar.

Ai ofrohet në dy madhësi, një me 16GB memorie të integruar dhe një me 32GB memorie të integruar, kurse sa i përket çmimit apo datës së paraqitjes në treg ajo ende nuk dihet.

Lajmet e fundit>