Harduer

Samsung N350, laptop hibrid me 3G dhe 4G

Sep 3 2010
0 Shpërndarje
Samsung N350, laptop hibrid me 3G dhe 4G

N350 ka edhe një modem HSPA+ për të mbështetur rrjetet 3G dhe LTE për të mbështetur rrjetet 4G, dhe që të gjitha i ofron në një madhësi prej 10 inç. Me lidhje hibride, ky laptop mund të lidhet me një shpejtësi prej 100Mbps në rrjetet më të shpejta, por mund të punojnë mjaft shpejtë edhe në 21 Mbps në 3G.

Pavarësisht llojit të lidhjes, ai gjitahsthu përfaqëson një prej dizjaneve më të reja të Samsung me një tastierë chiclet dhe një mbështjellës të ri. Me vendosje në mënyrën më të përshtatshme, laptopi gjithashtu ka edhe një proces 1.66 GHz Atom N455 me 1GB memorie DDR3 dhe HDD 250 GB. Wi-Fi gjithashtu është e pranishme në ofertë, kurse një kamerë 1.3 megapikselëshe lë hapësirë për video thirrje.

Samsung nuk ka bërë të ditur se kur do të paraqitet në treg modeli N350, por padyshim që do të jetë në një hap me paraqitjen e rrjeteve 4G anembanë botës. Rrjeti LTE i Verizon do të paraqitet në fund të këtij viti, kurse AT&T dhe T-Mobile pritet të lulëzojnë në vitin 2011.

Lajmet e fundit>