Harduer

Samsung paraqet aparat kompakt me 12.2 MP

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Samsung paraqet aparat kompakt me 12.2 MP

Samsung PL90 është një aparat paksa më ndryshe sesa produktet tjera të këtij prodhuesi, për shkak se veçohet me një USB lidhës të integruar, që do të thotë se mund të lidhet drejtpërsëdrejti me kompjuterin tuaj pa pasur nevojë për kabllo tjera shtesë.

Samsung PL90 veçohet me një sensor 12.2 megapikselësh, 4x zoom optik dhe me një ekran 2.7 inç LCD, dhe përveç kësaj ka një dimensione mjaftë kompakte prej 3.9 inç me 2.2 inç dhe me 0.7 inç trashësi.

Pavarësisht opsioneve atraktive, PL90 nuk veçohet me aftësi për incizim të videove në HD dhe në vend të kësaj ofron vetëm incizim në format SD me rezolucion prej 640 x 480 piksela me 30 fps. Veçoritë tjera përfshijnë edhe auto funksion të mençur që në mënyrë automatike përshtat aparatin për t’iu përshtatur ambientit.

Samsung PL90 do të paraqitet në shitje në muajin shtator për një çmim prej 149.99 dollarë.

Lajmet e fundit>