Harduer

Samsung’s ATIV Q: Një hibrid me Windows dhe Android

Jun 21 2013
0 Shpërndarje
Samsung’s ATIV Q: Një hibrid me Windows dhe Android

Samsung ka lançuar ATIV Q, një tablet-laptop me rezolucion ekrani 3,200 x 1,800. Ai funksionon si me Windows ashtu edhe me Android. Kompania ka prezantuar gjithashtu edhe tabletë me Windows 8, ATIV Tab 3.

Gjatë muajve të fundit, Samsung-u ka zgjeruar fuqishëm portofolin e pajisjeve me Android, megjithatë, gjatë kësaj jave, kompania vërtetoi se punon ende me Windows.

Ekrani i ATIV Q, përveç rezolucionit të madh, ka ekran 13.3 inç dhe mund të përdoret lehtësisht si tablet dhe laptop, falë tastierës së lëvizshme. Ekrani mund të qëndroje gjithashtu në pozicion 180 gradë dhe ka mjaftueshëm ndriçim për t’u parë edhe nën dritën e diellit, sipas kompanisë.

Përdoruesit kanë mundësi të zgjedhin mes Windows 8 dhe Android-it vetëm me prekjen e një butoni në ekran, pa pasur nevojë ta mbyllin dhe ta hapin pajisjen. Aplikacionet Android mund të vendosen gjithashtu në ekranin kryesor të Windows-it.

Pajisja fuqizohet nga një procesor Intel Core i5, peshon 1.29 kilogram dhe është 13.9 milimetra e hollë. Ajo ka gjithashtu hapësirë prej 128 GB në formën e një solid-state drive, e cila mund të zgjerohet përmes kartave microSD. Hibridi mund të përdoret edhe me lapsin dixhital të Samsung-ut.

Fakti që si ATIV Q, ashtu edhe ATIV Tab 3, operojnë me Windows 8, nuk është lajm i mirë për Windows RT, sistemin në miniaturë të Windows 8, të cilin Microsoft-i e krijoi veçanërisht për tabletët.

Sipas IDC, gjatë tre muajve të parë të vitit, janë dërguar për shitje 49.2 milionë njësi. Prej tyre, ato me Windows 8 përbënin vetëm 1.6 milionë dhe ato me Windows RT 0.2 milion. (PCWorld Albanian)

samsung ativ

Lajmet e fundit>