Lajmet

San Francisko me Wi-Fi falas në pjesën më të ngarkuar të qytetit

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
San Francisko me Wi-Fi falas në pjesën më të ngarkuar të qytetit

Christmas 2010 - Market St., San FranciscoQeveria e qytetit të Nju Jorkut mund të jetë duke planifikuar instalimin e rrjetit falas publik Wi-Fi për të joshur nismat dhe ndërmarrësit, por San Francisko e ka vendosur tashmë këtë gjë.

Kryetari i bashkisë së qytetit nga shteti i Kalifornisë, Edwin Lee, ka lajmëruar instalimin e Wi-Fi falas përgjatë Rrugës Tregtare në San Francisko që është korridori “më i zënë dhe ekonomikisht më i larmishmi” në qytet.

250 mijë njerëz që ecin përgjatë kësaj rruge gjatë ditës tani kanë qasje në një rrjet të quajtur “_San_Francisco_Free_WiFi,” që është raportuar se ofron shpejtësi të ngarkimit dhe shkarkimit deri në 50 Mbps për të gjithë.

Ars Technica raporton që për këtë rrugë më herët ishte vendosur që të pranonte internet falas Wi-Fi nga AT&T pasi qyteti arriti një marrëveshje me ofruesin e shërbimeve kabllore në shtator 2012, por marrëveshja skadoi përpara se të përfundonte.

Marc Touitou, që është zyrtari i lartë për informacione në San Francisko, tregoi për San Francisco Chronicle që në vend se të provonin të nënshkruanin një marrëveshje të re, ishte “më thjesht, më shpejt, më mirë ta bënim vetë”.

Touitou tha që duke e instaluar rrjetn – një kabllo me fibra optik është nën rrugë, me pajisje të rrjetit të vendosura në infrastrukturat ekzistuese si dritat e trafikut,qyteti ishte në gjendje të ofronte një shërbim të cilësisë së lartë “pa ndonjë tel, pa reklama”.

Ky projekt kushtoi 500 mijë dollarë, që është një shifër e ulët që është mundësuar nga donacionet harduerike nga ofruesi i shërbimeve për wireless Ruckus dhe 1 gigabit të qasjes në internet të ofruar nga kompania lokale Layer42 Networks.

Lidhja është thënë se do të jetë me shpejtësi 50 Mbps, por një faqe ku janë përgjigjur ndaj pyetjeve më të shpeshta thotë që “shpejtësia e lidhjes do të ndryshojë në varësi të një numri faktorësh”, duke përfshirë fuqinë e sinjalit dhe numrin e përdoruesve në atë moment. Kjo lidhje e re e vazhdon një shtytje për ta bërë San Franciskon si njërin nga qytetet më të lidhur në SHBA. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>