Blog

San Marino do të jetë vendi i parë Evropian me rrjet 5G

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Projekti do të fillojë me implementimin e antenave 5G dhe atyre me "qeliza inteligjente," të lidhur me fibra optike. San Marino do të jetë vendi i parë Evropian me rrjet 5G

San Marino do të jetë vendi i parë Evropian i cili do të ketë rrjetin e parë të gjeneratës së pestë 5G falë një marrëveshjeje nënshkruar me Telecom Italia.

5G-ja pritet të sjellë shpejtësi disa herë më të larta të internetit dhe të transferimit të të dhënave krahasuar me 4G-në dhe shihet si një mundësi e re multi-miliard dollarëshe nga operatorët mobil.

Telecom Italia dhe qeveria e San Marinos thanë ditën e Hëne se kishin nënshkruar një memorandum për të kaluar rrjetin aktual 4G në 5G brenda 2018-ës, duke rritur shpejtësitë e internetit me 10 herë.

Projekti do të fillojë me implementimin e antenave 5G dhe atyre me “qeliza inteligjente,” të lidhura me fibra optike.

Sipas një studimi nga Komisioni Evropian, zhvillimi i 5G-së do të kërkonte 56.6 miliard Euro investim dhe do të krijonte 2.3 milion vende të reja pune brenda 2020-ës kur edhe teknologjia do të implementohet në një shkallë të gjërë.

Përfitimet nga 5G-ja për industrisë e transportit, shëndetit publik, makinave dhe shërbimeve komunuale do të ishin 113 miliard dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>