Harduer

SanDisk Extreme, USB-ja më e shpejtë me çmim të përballueshëm

Jul 14 2013
0 Shpërndarje
SanDisk Extreme, USB-ja më e shpejtë me çmim të përballueshëm

ku-xlargeNëse dëshironi diskun më të shpejt flash për një çmim jo edhe aq të lartë, Wirecutter mund të ju ndihmojë në lidhje me këtë me anë të vendimit për USB-në më të shpejtë në botë.

Wirecutter testoi shumë disqe USB 3.0 për të gjetur më të shpejtën dhe arriti tek SanDisk, që e mposhti përzgjedhjen e tyre të mëhershme, Patriot Supersonic.

SanDisk Extreme lexon skedarë me shpejtësi 230 MB për sekondë dhe shkruan rreth 200 MB në sekondë, më tepër se dyfish në krahasim me shpejtësinë e Patriot. Po çmimi? Kushton 42 dollarë në versionin prej 32 GB.

Nëse nuk ju duhet aq hapësirë, atëherë mund të merrni një version prej 16 GB për 26.50 dollarë. Klikoni këtu për të parë analizën e plotë të Wirecutter dhe grumbullin e testimeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

USB
Lajmet e fundit>