Harduer

SanDisk lançon kartën e memories me kapacitet 256 GB

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
SanDisk lançon kartën e memories me kapacitet 256 GB

sd_1Kohët e fundit i është kushtuar një rëndësi e veçantë përmirësimit të cilësisë së fotove apo videove duke shtuar gjithnjë e më tepër numrin e pikselave.

Paralelisht me këtë zhvillim lind edhe nevoja e krijimit të mediumeve të përshtatshme për ruajtjen e këtyre regjistrimeve pasi kërkojnë shumë hapësirë memorie.

SanDisk sapo ka prezantuar kartën e re të memories me një hapësirë prej 256 GB e përshtatshme për ruajtjen e videove profesionale të cilësisë së lartë me rezolucion 4K ose Ultra HD.

Karta suporton një shpejtësi shkrimi prej 65 MBps dhe një shpejtësi transferimi prej 160 MBps. Kjo lloj karte përbëhet nga një material tepër rezistent dhe mund të durojë temperaturat nga -25 deri në 85° Celsius.

Kompania mendon se karta mund të përdoret jo vetëm për kamerat profesionale, por edhe për kamerat cilësore SLR që disponohen nga konsumatorët e thjeshtë. Shpërndarja e tyre në tregjet e ndryshme do të fillojë në fund të këtij muaji. (PCWorld Albanian)

Tags >

USB
Lajmet e fundit>