Harduer

SanDisk lanson kartelë MicroSDHC me kapacitet prej 32GB

Mar 23 2010
0 Shpërndarje
SanDisk lanson kartelë MicroSDHC me kapacitet prej 32GB

Diçka të ngjashme pati paralajmëruar edhe Samsung më herët gjatë këtij viti, por ato enden nuk janë paraqitur në shitje. Kjo nënkupton se SanDisk do të jetë prodhuesi i parë që do të paraqes në treg kartela microSDHC me kapacitet prej 32GB, të cilat veçse janë paraqitur në treg gjatë ditës së sotme.

Kartela e re është dizajnuar për përdorim në celularë, kamera dhe pajisje tjera që përkrahin këtë format.

“Me një numër të madh të fotografive, videove dhe muzikave që konsumatorët krijojnë dhe bartin me vete, një kartelë memorie me kapacitet të lartë është një komponentë e domosdoshme në smartphone të ditëve të sotme” tha Sanjay Mehratra, president dhe shef ekzekutiv operativ i SanDisk. “Kjo është kartela me kapacitetin më të lartë e këtij lloji, dhe SanDisk ka kënaqësinë që të jetë kompania e parë që do të paraqes në treg këtë produkt të avancuar”.

Kartela SanDisk 32GB microSDHC do të paraqitet në shitje me një çmim prej 199 dollarë, që është mjaft shtrenjtë kur dihet se gati i përafrohet çmimit të vetë celularit.

Ndoshta çmimi do të pësojë rënie gjatë muajve të ardhshëm, pasi që prodhues tjerë sigurisht që do të sjellin kartela me kapacitete të ngjashme

Lajmet e fundit>