Harduer

SanDisk prezantoi çelësin USB më të vogël në botë me kapacitet 1TB

Jan 9 2018
0 Shpërndarje
Plus SanDisk ka përqafuar teknologjinë USB-C dhe lënë pas USB 3.0, dhe do të thotë se mund të transferoni të dhëna direkt edhe nga telefoni Android. SanDisk prezantoi çelësin USB më të vogël në botë me kapacitet 1TB

Çdo vit në CES, krahas inovacioneve në televizorë dhe laptopë, kompanitë tregojnë risitë e tyre edhe në produktet e memories.

Këtë vit SanDisk tregoi një prototip i cili supozohet të jetë çelësi USB më i vogël në botë me kapacitet 1TB.

Ky çelës nuk është ai me kapacitetin më të lartë në botë sepse ky titull ende mbahet nga Kingston DataTraveler Ultimate GT me kapacitet 2TB.

Megjithatë prototipi i SanDisk ka avantazh dizajnin e hollë dhe super të vogël.

Plus SanDisk ka përqafuar teknologjinë USB-C dhe lënë pas USB 3.0, dhe do të thotë se mund të transferoni të dhëna direkt edhe nga telefoni Android.

Aktualisht çelësi është vetëm prototip pa asnjë çmim apo datë zyrtare debutimi.

E kur të mbërrijë në treg nuk ka për të qenë aspak i lirë. Për ti vënë gjëra në perspektivë, një çelës USB 1TB USB-C SSD kushton 350 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

SanDisk
Lajmet e fundit>