Harduer

SanDisk prezantoi kartat SD dhe microSD që funksionojnë në temperatura ekstreme

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Ato janë dizajnuar për aplikimet industriale si kamerat e mbikëqyrjes, dronët, fabrikat apo pajisjet e rrjeteve. SanDisk prezantoi kartat SD dhe microSD që funksionojnë në temperatura ekstreme

SanDisk publikoi një seri kartash SD të shpejtësisë së lartë të cilat funksionojnë në kushte ekstreme klimaterike.

Kartat, të parat të këtij lloji, funksionojnë nga temperatura -40 gradë celsius deri në +85 gradë celsius.

Të njohura me emërtimin Industrial Line, ato vinë në formatet SD (8 dhe 64GB) dhe microSD (8 dhe 128GB.)

Ato janë dizajnuar për aplikimet industriale si kamerat e mbikëqyrjes, dronët, fabrikat apo pajisjet e rrjeteve.

Kartat kanë shpejtësi leximi prej 50MB/s dhe shkrimi prej 80MB/s. Ato kanë një teknologji të rifreskimit automatik i cili mbron skedarët nga korruptimi.

Specifikat janë impresive sidomos rezistenca ndaj temperaturave të larta. Megjithatë shtrohet pyetja, a kemi nevojë me të vërtetë për të tilla karta SD? /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>