Harduer

SanDisk prezantoi kartën microSD me kapacitetin më të lartë në botë

Aug 31 2017
0 Shpërndarje
Epo sot SanDisk i është afruar edhe më tej falë kartës së re microSD 400 Gigabajtëshe. SanDisk prezantoi kartën microSD me kapacitetin më të lartë në botë

Keni dëgjuar shpesh kur prodhuesit thonë se porta e microSD e telefonëve të tyre përballon karta me kapacitet deri në 2 Terabajt?

Epo sot SanDisk i është afruar edhe më tej këtij premtimi falë kartës së re microSD 400 gigabajtëshe.

Kompania thotë se kjo është karta microSD me kapacitetin më të lartë në planet. Jo vetëm që kemi të bëjmë me një super kartë microSD, por ajo thyen rekordin e mbajtur nga Samsung vitin e kaluar me 256GB.

Kjo kartë mund të transferojë të dhëna me shpejtësi 100MB/s dhe klasifikohet si SDXC UHS-I si dhe vlerësohet me klasin A1 të performancës nëse flasim për instalimin e aplikacioneve Android në të.

Sigurisht këto produkte që thyejnë rekorde nuk kanë për të qenë të lira. Karta e SanDisk kushton 249 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>