Harduer

SanDisk prezanton kartën e re të memories me kapacitet prej 512 GB

Sep 13 2014
0 Shpërndarje
SanDisk prezanton kartën e re të memories me kapacitet prej 512 GB

sandiskMe teknologjinë që po përparon çdo ditë, me rritjen e cilësisë së fotove dhe regjistrimit të videove, zotërimi i një pajisjeje me kapacitet të lartë memorieje është e domosdoshme.

Për fotografët është diçka e pazakontë mbajtja e shumë kartave memorieje me vete, pasi nuk do të ishte optimale.Kompania SanDisk ka prezantuar një kartë të re memorie, kapaciteti i së cilës shkon deri në 512 GB.

E gjithë kjo memorie ndodhet vetëm në një kartë në madhësinë e një pulle poste. Në qoftë se ju zotëroni një kamerë që mbështet dy karta memorie, atëherë ju do të keni në dispozicion 1 Terabajt memorie.

Karta 512GB Extreme Pro UHS-I SDXC është vlerësuar me një shpejtësi shkrimi informacioni 90 MB/s dhe një shpejtësi leximi prej 95MB/s.

Këto shifra mjaftojnë për të mbështetur xhirimet me kamera në cilësi të lartë 4K. Karta 512 GB e Sandisk ka mbrojtje kundrejt temperaturës, përplasjeve, ujit dhe rrezeve x-ray. Për fat të keq kjo kartë me një memorie si asnjëherë tjetër prej 512 GB nuk kushton pak, por plot 799.99 dollarë.

Megjithatë edhe pse çmimi është kaq i lartë, ky shpenzim do të ishte një veprim i zgjuar për veprimtarinë tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>