Harduer

SanDisk solli një kartë të re microSD me kapacitet prej 200 GB

Mar 2 2015
0 Shpërndarje
SanDisk solli një kartë të re microSD me kapacitet prej 200 GB

sandisk-200gb-microsd-100570750-largeSanDisk ka prezantuar një kartë të re microSD me madhësi prej 200 GB. Karta e re ka një kapacitet 56 % më të lartë sesa kapacitetet aktuale të kartave që gjenden në treg prej 128 GB.

SanDisk tha se kishte arritur të ndërtonte një kapacitet të tillë falë një dizajni dhe proçesi prodhimi që bën të mundur implementimin e më shumë informacioneve bit brenda një çipi.

Këto karta zakonisht kanë një kapacitet prej 16 GB, 32GB, 64GB dhe 128 GB. Nëse do të ruhej kjo linjë i bie që do të kishim të bënim me një çip 256 GB por që Sandisk nuk ishte në gjëndje ta realizonte. Por të vendosësh një kapacitet të tillë në një kartë të vogël në madhësinë e një shenje gishti është një arritje e madhe.

Kjo kartë microSD mbështet transferim të dhënash deri në 90MB për sekond ose e thënë ndryshe 1200 foto në minut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>