Lajmet

Sanyo thyen rekord botëror për efikasitet të çelulave solare

May 22 2009
0 Shpërndarje
Sanyo thyen rekord botëror për efikasitet të çelulave solare

altGjigandi elektronik Sanyo bëri të ditur se ka thyer rekordin e saj botëror për efikastitet të çelulave solare, përmes një tipi të ri të çelulave solare të përbëra nga silikoni i kristalizuar, të cilat arrijnë një efikasitet prej 23 përqind.
Rritja në efikasitetin e konvertimit të çelulave solare vazhdimisht përcillet nga avancimet e theksuara në uljen e kostos së prodhimit të sistemit fotovolatik dhe në reduktim të përdorimit të materialeve të përziera si silikoni.
Çelula solare HIT (Heterojunction Intrinsic Thin layer) është e përbërë nga një shtresë e vetme e hollë e silikonit të kristalizuar që është vendosur në sandwich mes shtresave ultra të holla të silikonit jokristalor.
Përdorimi i një materiali si elektrodë me rezistencë të ulët për shfrytëzueshmëri tek elektroda e rrjetit dhe një rate më e madhe e aspektit përmes përmirësimit të teknologjisë së printimit, kanë ndikuar në një sukses të reduktimit të humbjes së rezistencës kur një rrymë elektrike qarkullon përgjatë elektrodës së rrjetit elektrik. Sanyo gjithashtu ka përmirësuar kualitetin e lidhjes së çelulave solare HIT përmes depozitimit të një shtresë të kualitetit më të lartë a-SI mbi substratin c-SI, gjë që gjithashtu edhe mbron sipërfaqen c-SI prej dëmtimit.
Sanyo gjithashtu ka bërë të ditur se është duke zgjeruar biznesin e saj të paneleve solare, të bazuar në kampanjën e tyre “Think GAIA”, e cila tenton realizojë një shoqëri me energji të pastër.
 

 

Lajmet e fundit>