Harduer

Sapphire HD 7970 6GB Toxic bëhet GPU-ja më e shpejt ne botë

Jul 20 2012
0 Shpërndarje
Sapphire HD 7970 6GB Toxic bëhet GPU-ja më e shpejt ne botë

Epiteti i GPU-së më të shpejt në botë tani i përket Sapphire, e cila pretendon se edicioni i kartelës së saj grafike HD 7970 Toxic përmban shpejtësinë e clock-ut më lë lartë se çdo kartelë tjetër në planet.

Ajo gjithashtu ka një memorje shumë të madhe prej 6GB, e cila është sa dyfishi i kartelës grafike Radeon HD 7970. Duke u kthyer tek shpejtësia e clock-ut, megjithatë, kjo gjë vjen direkt nga fabrika duke patur një GPU 1050MHz dhe memorje efektive 6000MHz. Ky është vetëm fillimi.

“Duke shtypur butonin e ri vdekjeprurës Lethal Boost të Sapphire, fuqia e saj shpërthen, duke rritur shpejtësine e clock-ut deri në 1100MHz me PowerTune Dynamic Boost deri në 1200MHz, ndërsa memorja arrin një shpejtësi efektive deri në 6400MHz,” deklaron Sapphire.

Kjo gjë mundësohet nga sistemi i ri i kontrollit të fuqisë që Sapphire e zhvilloi duke e quajtur Lethal Power Suite. Kjo konsiston në një fuqi me 8 faza e dizenjuar për GPU VDDC, dhe një fazë shtesë e dizenjuar për VDDCI dhe MVVD, si dhe një Black Diamond Choke 2 anësore.

Kartela gjithashtu përmbanë teknologjinë DirectFET dhe një PCB me 12 shtresa.

Sapphire deklaroi se po prodhon një numër të kufizuar të këtyre kartelave, por nuk dha asnjë informacion rreth çmimit të saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>