Lajmet

Satya Nadella: Ja përse do ta dashuroni Windows 10

Apr 25 2015
0 Shpërndarje
Satya Nadella: Ja përse do ta dashuroni Windows 10

CortanaHero

“Qëllimi ynë është ta bëjmë Windows 10 versionin më të dashur të sistemit operativ ndërtuar ndonjëherë”, ishte deklarata e Satya Nadella ditën e enjte. E ajo që do ti bëjë të gjithë “të bien në dashuri” me Windows 10 është padyshim asistenti dixhital Cortana. Cortana si pjesë e sistemit operativ do të ndihmojë përdoruesit të kryejnë punët në kompjuterin e tyre, ndërkohë që Spartan do t’ju ndihmojë gjatë detyrave që kryeni në internet. Të gjitha këto mund të kryhen vetëm duke ja kërkuar Cortanës.

Nadella deklaroi: “Cortana ndoshta është elementi i cili do të ndryshojë produktivitetin personal si në kompjuter ashtu dhe në shfletues. Unë mendoj se Cortana do të ndryshojë tërësisht perceptimin që ne kemi përsa i përket softuerëve personal të produktivitetit duke ofruar kështu një eksperiencë unike.” Përveç kësaj, raportohet se Microsoft është duke punuar për të sjellë një version të Cortana në iPhone dhe Android kështu ju nuk do të keni nevojë të keni patjetër një pajisje Windows për të pasur kënaqësinë e përdorimit të Cortana. Për asistentin dixhital të Microsoft, presim të dëgjojmë akoma më shumë javën që vjen në konferencën Build, një eveniment mjaft i rëndësishëm për zhvilluesit. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>