Lajmet

Satya Nadella: Windows 10 do të funksionojë në çdo pajisje

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Satya Nadella: Windows 10 do të funksionojë në çdo pajisje

Windows_10_Screenshot2Microsoft po vazhdon të shtyjë më tej idenë se Windows 10 do të jetë një sistem operativ i dizenjuar për të funksionuar me të gjitha modelet e pajisjeve. Shefi ekzekutiv i kompanisë Satya Nadella tha se Windows 10 do të funksionojë në çdo pajisje përfshi edhe produktet e “Internetit të Gjërave”.

Duke folur në simpoziumin ITxpo të Garner, Nadella tha: “Windows 10 është një hap shumë i rëndësishëm për ne. Është hapi i parë në një gjeneratë të re të Windows, ndryshe ajo që mendohej se do të ishte një përditësim i Windows 8. Versioni i ri i Windows është ndërtuar për të funksionuar në çdo gjë.”

Këto janë komentet e para që Nadella ka bërë publike rreth Windows 10 që nga data e prezantimit dhe lançimit javën e shkuar të Technical Preview. Po ashtu ai shtoi se: “Interneti i Gjërave ka nevojë për një sistem operativ që është i menaxhueshëm dhe i sigurtë. Unë ndjej se Windows do të jetë një sistem operativ fantastik”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>