Lajmet

SBC Computers hap dyqan të ri në Prishtinë

Sep 6 2011
0 Shpërndarje
SBC Computers hap dyqan të ri në Prishtinë

Edhe pse në Kosovë është ende i dukshëm dhe po vazhdon të shfaq pasojat e veta tatimi i lartë mbi produktet e IT”s (rreth 26%), blerësit e harduerit nuk mungojnë dhe sinjalet janë mjaft të mira si nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Kosovës ashtu edhe nga Shoqata për Teknologji të Komunikimit dhe Informacionit të Kosovës, se gjatë fundit të këtij viti do të ndryshojnë rrethanat dhe do të miratohen kërkesat e kamotshme për ndryshimin e gjendjes aktuale. 

Në anën tjetër dyqani i ri pritet të sjellë produktet më të reja para blerësve nga Kosova e gjithashtu edhe disa oferta atraktive të zakonshme nga SBC Computers. E në një njoftim dërguar medieve thuhet se aty blerësit do të kenë mundësi të blejnë edhe modelin ASUS Lamborghini me gjeneratën e dytë Core i7, kështu që vetëm mbetet të shihet sesa do të jetë çmimi nesër kur të hapet dyqani dhe do të shohim mundësinë që të bëjmë një testim të produktit për t’ua rekomanduar apo jo.

Dyqani i ri është i vendosur në lagjen Pejton në Prishtinë afër dyqanit të Z-Mobile. E gjersa po vëzhgonim fotografitë që na përcollën në email, në mesin e brendeve të shumta që po rrethojnë lokalin pam edhe logot e kompanive si Apple, Nokia, Samsung e Blackberry,në mesin e shumë e shumë emrave tjerë, kështu që na mbetet të shohim se çfarë do të ketë në ofertë nga tërë ky taborr i brendeve. 

Megjithëse produkte të Apple nuk besojmë se do të jetë në gjendje të ketë në ofertë në formë zyrtare për shkak se Apple ka një lloj politike të shitjes së produkteve të saja vetëm përmes dyqaneve të saja! /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>