Lajmet

ScenePast ju njeh me vendet më të famshme në historinë e filmave kinematografikë

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
ScenePast ju njeh me vendet më të famshme në historinë e filmave kinematografikë

scenepast-startScenePast është një aplikacion për iOS, i cili ju ndihmon të zbuloni dhe të shikoni vendet më të famshme ku janë luajtur filmat më të shikuar në histori. Në momentin që ju do të hapni aplikacionin, përpara jush do të shfaqen disa kuti bosh, ku në të cilat ju mund të fusni emrin e një rruge, vitin, si dhe kodin ZIP.

Pasi keni plotësuar kutitë bosh do ju duhet të tërhiqni poshtë levën, e cila ndodhet poshtë kutive në mënyrë që të shfaqen të gjitha informacionet, fotot e skenave si dhe titujt e filmave, të cilat janë luajtur në vendin që ju keni kërkuar. Poshtë çdo fotoje që do të shfaqet jepen informacionet për filmin duke filluar nga emri, viti kur është zhvilluar e duke mbaruar tek emri i rrugës.

ScenePast zotëron më shumë se 700 vendnodhje të ndryshme, të cilat mund të kërkohen nga përdoruesi. Ky aplikacion gjithashtu lejon përdoruesin të bëjë krahasimin se si kanë qenë këto vende në momentin kur është luajtur filmi dhe se si janë sot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>