Harduer

Scentee, pajisja që bën smartfonin tuaj të lëshojë aromë sa herë që merrni një njoftim

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
Scentee, pajisja që bën smartfonin tuaj të lëshojë aromë sa herë që merrni një njoftim

iPhone-EngadgetPërzgjedhja për cingërimën e telefonit tuaj mund të tregojë diçka për personalitetin tuaj.

Por çfarë “thotë” pajisja nëse i jepni njoftimeve tuaja aroma të posaçme? Scentee, një pajisje e bardhë dhe e rrumbullakët, që futet në portën për kufje në telefon, lëshon një spërkatje të vogël të aromës sa herë që merrni një njoftim.

Herën e ardhshme që merrni një pëlqim në Facebook, ju mund të ndjeni një aromë si luleshtrydhe. Aromat e tjera janë me atë kafesë dhe livandës. Dritat LED të pajisjes ndizen nga çdo njoftim.

Sipas Los Angeles Times, secila bobinë përmban 100 spërkatje dhe mbushet sërish me një shpenzim prej 5 dollarë. Kjo pajisje është planifikuar që të lëshohet më 15 nëntor në Japoni. Pajisja punon me telefonët që përdorin iOS dhe Android; një aplikacion përdoret për të konfiguruar se kur pajisja lëshon aromën e vet.

Faqja e Scentee përmban një video që shpaloset sikur një operë japoneze. Personazhia femër merret me qëllime romantike derisa ajo e trondit njërin nga ata që kanë dalë me të nëpërmjet Scentee-s në telefonin e saj.

Në fund të videos, heroina duket më e lumtur për jetën kur një tjetër i interesuar i dërgon një porosi – dhe ajo e ndjen një aromë nga njoftimi që i vjen. Nuk ka informacione se kur pajisja planifikohet të arrijë tek tregjet e tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>