Biznes

Schmidt dëshiron të qëndrojë në Google edhe për 10 vite

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Schmidt dëshiron të qëndrojë në Google edhe për 10 vite

Schmidt, i cili lajmëroi gjatë javës së kaluar që ai do të largohet nga titulli CEO për t’ja besuar këtë bashkë-themeluesit, Larry Page, nga 4 prilli, tha që ai është “personalisht shumë i ngazëllyer” për dekadën e ardhshme të tij me ndërmarrjen.

Kur u pyet për planet në të ardhmen e tij gjatë ligjëratës së tij në konferencën DLD në Mynih, Schmidt ka ripranuar angazhimin e tij për ndërmarrjen.

“Sa gjatë do të bëni atë se çfarë jeni duke e bërë? Aq gjatë sa të jetë ngazëllyese,” tha ai.

Gjatë ligjëratës së tij, Schmidt u tregoi vijuesve që Google është munduar që të ndalojë indeksimin e të gjithë materialit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara të botuar nga WikiLeaks.

Reuters raporton që, edhe pse shumë ndërmarrje që janë nën presionin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe duke ndëprerë lidhjet me faqen e shumëpërfolur, Schmidt tha që Google ka vendosur që të vazhdojë të bëjë indeksimin e kësaj faeq.

“A e ka shikuar Google përshtatshmërinë e indeksimit të WikiLeaks-it? Përgjigjja është po dhe ne vendosëm që të vazhdojmë, tha ai. “Sepse është e ligjshme.”

Schmidt gjithashtu ka lajmëruar që Google planifikon të krijojë më shumë se 1,000 vende të reja të punës në Evropë gjatë vitit 2011.

“Unë jam shumë i lumtur për të lajmëruar që ne do të shtojmë më shumë punëtorë në Evropë gjatë këtij viti,” tha ai. “Ne do të investojmë në Evropë.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>