Vëzhgim

Scott Thompson jep dorëheqje nga Yahoo

May 14 2012
0 Shpërndarje
Scott Thompson jep dorëheqje nga Yahoo

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Yahoo, Scott Thompson, ka dhënë dorërheqje nga ndërmarrja digjitale gjatë të shtunës pasi ishte zbuluar për paraqitje të gabueshme për të dhënat e tij për kolegjin.

Ross Levinsohn, i cili ka qenë zëvendës kryetar i ndërmarrjes Yahoo për regjionin e Amerikave, ishte emëruar si shef ekzekutiv, tha ndërmarrja në një deklaratë.

Bordi i drejtorëve e emërtoi Alfred Amoroson si kryetar të ri të vetin. Amoroso, i cili është shef i ndërmarrjes softuerike Rovi, e zëvendëson anëtarin e bordit të Yahoo, Roy Bostock, i cili është themelues dhe kryetar i Sealedge Investments.

Kjo dorëheqje paraqet një fitore për Daniel Loeb, i cili pyeti për përfaqësimin e shkallës akademike të Thompsonit. Loeb ishte i pakënaqur me drejtimin në të cilin po shkonte Yahoo me ç’rast ka humbur mjaft shumë përdorim dhe si rrjedhojë ndërmarrja Google dhe Facebook po triumfojnë në garën për reklama online.

Thompson, një ish-kryetar me njësinë PayPal të EBay, ishte sjell në udhëheqësi për të drejtuar një rishikim të ndërmarrjes Yahoo. Ai largohet nga ndërmarrja me bazë në Sunyvale të Kalifornisë vetëm pesë muaj pasi kishte hyrë në punë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>