Lajmet

Screenshots, aplikacioni në iOS i cili do t’ju vijë në ndihmë të gjithëve

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Screenshots, aplikacioni në iOS i cili do t’ju vijë në ndihmë të gjithëve

secondNë pajisjet telefonike, screenshot-et pasi i realizoni ata do të përfundojnë në albumin “Camera roll” duke u bashkuar fotove tuaja personale, edhe pse janë diçka krejt ndryshe krahasuar me një fotografi normale që gjendet aty. Realizimet e një pamjeje në ekran mund të jetë një informacion që gjendet në ekranin e pajisjes tuaj dhe dëshironi ta ruani për më vonë, ose edhe do ta fshini atë, si për shembull një lajm në Facebook, një recetë të ushqimit tuaj të preferuar apo një rekord pikësh në Flappy Bird.

Një aplikacion i ri nga San Francisco dhe Pekini i quajtur thjesh “Screenshots” dëshiron t’ju ndihmojë lidhur me ruajtjen e fotove të ekranit tuaj në vend tjetër përveç albumit kur ruhen fotot e realizuara nga kamera. Ky aplikacion gjithashtu ju mundëson edhe ndarjen e këtyre fotove me të tjerë në iPhone-in tuaj. Në fakt ky nuk është manaxheri i parë i screenshot-eve tuaja por gjithsesi ai premton se do të shkojë përtej organizimit të tyre. “Një shkrepje nga ekrani është si një fotografi e jetës tënde dixhitale”, shprehet themeluesi Yue Zhuge. “Ato nuk janë një imazh si gjithë të tjerët. Pra njerëzit nuk shqetësohen për aspektin vizual të saj por thjesht për informacionin që ajo bart në vetvehte. “

Aplikacioni Screenshot merr automatikisht fotot tuaja të cilat i përkasin kësaj kategorie dhe i organizojnë ato për lehtësinë e përdoruesve në foldera të caktuar, në varësi të vendodhjes ku ato janë marrë. Nëse dëshironi t’a provoni këtë aplikacion dhe karakteristikat e shumta të tij, mund ta shkarkoni në App Store falas që nga ky moment. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>