Lajmet

Scribbleton është një “Wikipedia” personale për të gjitha mendimet tuaja

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
Scribbleton është një “Wikipedia” personale për të gjitha mendimet tuaja

r7hkbzxcw3v5odnpnnhcWindows/Mac/Linux: Ju keni një miliard opsione për aplikacione të ndryshme për të marrë shënime, por nëse jeni duke kërkuar për ndonjë gjë që ngjason me Wikipedia-n më tepër se sa me një fletore, atëherë Scribbleton mund të ju hyjë në punë.

Në shikim të parë, Scribbleton duket sikur çdo aplikacion tjetër për marrjen e shënimeve. Ju mund të shkruani shënime, të formoni të reja dhe të bëni disa formatime. Ju madje mund të theksoni një fjalë, më pas të formoni një shënim të ri dhe ta lidhni me të, ngjashëm si në Wikipedia. Kjo e bën atë një sistem mjaft të përshtatshëm për lidhjen e të gjitha shënimeve tuaja së bashku, në një mënyrë mjaft të mirë.

Ajo që është mjaft e mirë është që ju mund të eksportoni këto shënime në mënyra të ndryshme dhe softueri mund të përdoret në shumicën e platformave, kështu që asnjëherë nuk jeni të kufizuar vetëm në të. Scribbleton ende është në fazën Alpha, por është për momentin pa pagesë për t’u provuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>