Lajmet

Scribd shton më tepër se 30 mijë audio libra në shërbimin e vet të abonimit

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Scribd shton më tepër se 30 mijë audio libra në shërbimin e vet të abonimit

etygfjrwsvk0xd5kvcakShërbimi me abonime për libra elektronikë Scribd u përditësua gjatë enjtes për të ofruar mbi 30 mijë audio libra me koleksionin e tyre standardë, si pjesë e planit të tanishëm të pagesave prej 8.99 dollarë në muaj. Përdoruesit e shërbimit Scribd tani mund të dëgjojnë audio libra nga autorë si Suzane Collings (“Hunger Games”), Cormac McCarthy (“The Road”), Haruki Murakami (“Norwegian Wood”) dhe shumë të tjerë.

Audio librat janë në dispozicion për të gjithë që kanë abonimin bazik në Scribd prej 8.99 dollarë në muaj dhe duket mjaft mirë në krahasim me Audible që kushton 14.95 dollarë në muaj (ndonëse libraria e Audible ka rreth 150 mijë audio libra). Sikur librat standardë elektronikë, audio librat mund të ruhen në pajisjen tuaj për përdorim offline dhe ju madje mund ta vendosni një orë të caktuar në mënyrë që të mund të flini duke e dëgjuar një libër elektronikë pa pasur nevojë të shqetësoheni që pajisja juaj punon gjatë gjithë natës.

Për momentin përdoruesit e Scribd në Android dhe Kindle Fire ose Nook kanë qasje në rrjedhën e re të audio librave, por një përditësim për iOS pritet të vijë në ditët e ardhshme. Ju po ashtu mund të shijoni audio librat në çfarëdo PC-je. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>