Analiza

Scribr, ditar i printuar prej rrjeteve tuaja sociale

Jan 2 2012
0 Shpërndarje
Scribr, ditar i printuar prej rrjeteve tuaja sociale

Shërbimi i ri pritet që zyrtarisht të vihet në funksion gjatë fundit të këtij muaji dhe përveç kësaj të mundësojë që të lidhni llogaritë tuaja në Twitter, Flickr, Facebook, Tumblr dhe Foursquare për të ruajtur kujtimet tuaja në një liber të printuar.

Libri final Scribr mund të përfshijë të gjitha përditësimet tuaja më të pëlqyera, fotografitë, check-in dhe postimet tjera, duke mundësuar që të vendosni edhe fotografitë tuaja më të pëlqyera. Ju gjithashtu mund të vendosni fotografi nga Instagram, nëse ato janë shkëmbyer përmes Facebook apo Twitter, dhe thjeshtë të shfrytëzoni softuerin përkatës për të krijuar ditarin tuaj. 

“Të gjithë prej nesh kemi pasur një nevojë për të pasur një ditar. Asnjë nuk kemi pasur sukses në kët[ drejtim dhe ne kemi mësuar se shumë njerëz kanë pasur të njëjtin problem. Një ditë ndodhi revolucioni; gjersa ne po diskutonim për vështirësitë sesi të mirëmbajm një ditar, ne harruam çdo aspekt dokumentues të faqeve si Facebook e Foursquare. Ne kuptuam se këto përmbajtje do të sillnin themelet e një ditari me shumë pak mundim” shprehet Adam Henson, një prej bashkëthemeluesve të shërbimit të ri, Scribr. 

“Ruajtja e gjërave tuaja mund të jetë diçka problematike në formatin digjital për shkak se çdo ditë po ndryshon çdo gjë, dhe ruajtja kërkon mundim të vazdhueshëm. Për të zgjidhur këtë problem, ne kemi shikuar në të kaluarën. Media e printuar nuk është e përkryer, por megjithatë është mënyra më e mirë dhe më e zakonshme për të shkëmbyer informacionin”.

Një liber i printuar nga Scribr do të kushtojë 45 dollarë dhe do të përfundohet në një format me faqe të zbukuruara dhe do të sjellë ndjenjën e një magazine. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>