Harduer

Së bashku me Note 9, Samsung do të prezantojë një karikues wireless 2n1

Jul 23 2018
0 Shpërndarje
Kjo pajisje ka edhe teknologjinë e karikimit të shpejtë, një domosdoshmëri për baterinë 4,000 mAh të përfolur të Note 9-ës. Së bashku me Note 9, Samsung do të prezantojë një karikues wireless 2n1

Raportohet se Samsung do të prezantojë një produk të ri, një karikues 2n1 për telefonët dhe orët Galaxy Watch që pritet të debutojnë.

I quajtur Wireless Charger Duo, fotot e tij u publikuan përpara konferencës Unpacked që do të mbahet më 9 Gusht ku do të prezantohet edhe Galaxy Note 9.

Paketimi i Wireless Charger Duo tregon se pajisja mund të karikojë dy telefonë në të njëjtën kohë, ose një telefon dhe një orë përmes teknologjisë wireless.

Kjo pajisje ka edhe teknologjinë e karikimit të shpejtë, një domosdoshmëri për baterinë 4,000 mAh të përfolur të Note 9-ës.

Wireless Charger Duo është një produkt i domosdoshëm për Samsung i cili prezanton Note 9 një muaj përparë mbërritjes së iPhone të ardhshëm.

Apple që nga viti i kaluar shet AirPower, një karikues wireless. Apple thotë se kjo pajisje karikon tre telefonë, orët apo palë kufje njëherazi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>