Lajmet

Së shpejti arnime të tjera të Javas

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti arnime të tjera të Javas

Oracle nuk ka të mbaruar me arnimet për Java SE këtë muaj, teksa një grup tjetër arnimesh pritet të dalë më 19 shkurt, sipas një postimi në blog të kompanisë.

Më 1 shkurt, Oracle solli disa arnime përpara kohës së parashikuar, që në fakt ishini planifikuar të bëheshin më 19 shkurt, për shkak të një dobësie serioze që preku Javan në nivelin e shfletuesit.

Si rezultat i nxitimit, Oracle nuk arriti të përfshijë një “numër të vogël” të arnimeve që sipas blogut, ishin planifikuar të bëhen.

Arnimet e rëndësishme për Java Se janë akumuluese, duke nënkuptuar që çdo përdorues që nuk i bëri arnimet e nxjerra më 1 shkurt, mund ti bëjë të gjitha më 19 shkurt.

Më 1 shkurt u nxorrën 50 arnime, duke përfshirë 44 dobësi në nivelin e shfletuesit. Nuk ishte e qartë gjatë ditës së premte se sa të tjera do të dalin në fund të këtij muaji.

Oracle ka qenë nën “zjarr” së fundi për Javan, jo vetëm për shkak të dobësive, por edhe për shkak se përditësimet e Javas përfshinin softuerë të palëve të treta, ose siç e quajnë disa kritikë “softuere të këqija”, si shiriti me vegla i Ask.com

Një peticion online që i kërkonte Oracle të ndalojë këtë gjë kishte marrë më tepër se 10,000 nënshkrime deri të premten.

Sidoqoftë, përdoruesit mund të mos pajtohen që ta instalojnë softuerin.

Njeriu kryesor në Oracle për sigurinë në Java së fundi dha një premtim publik që Oracle do të “arnojë” Javan, si dhe gjithashtu do të jenë më të hapur dhe më të rregullt me gjuhën e komunikimit. (PC World Albanian)

Oracle Java

Tags >

Java
Lajmet e fundit>