Harduer

Së shpejti do fillojë prodhimi i ekraneve të reja për modelin e ardhshëm të iPhone-it

May 9 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti do fillojë prodhimi i ekraneve të reja për modelin e ardhshëm të iPhone-it

iphone ekranSipas raportit të Nikkan Kogyo Shimbun, një gazetë industriale japoneze, Sharp ka konfirmuar se do të fillojë prodhimin në masë të ekranit për modelin e ardhshëm të iPhone-it në muajin qershor të këtij viti.

Specifikimet për iPhone-in e ardhshëm, i cili ka shumë mundësi që të quhet iPhone 5S, do të jenë shumë të ngjashme me ato të modelit aktual.

Kanë qarkulluar fjalë se iPhone 5S do të vonohet për shkak të paralajmërimeve të analistëve që përcaktojnë si kohë të përshtatshme për prezantimin e modelit të ri tremujorin e tretë të këtij viti.

Sharp do të bashkëpunojë me LG Display dhe Japan Display, ku ky i fundit përbën një kombinim të ish prodhuesve të monitorëve si Sony Mobile Display, Toshiba Mobile Display dhe Hitachi Displays.

Në raport nuk përmendej asnjë detaj përsa i përket skedulimit të kohës së prodhimit për LGD dhe Japan Display.

Lançimi i iPhone-it të ardhshëm pritet që të përkojë me disponueshmërinë e iOS 7, sistemi i ardhshëm operativ për pajisjet mobile Apple. Pritet që ky model i ri të ketë dhe një procesor të përditësuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>