Lajmet

Së shpejti do mund të dërgoni mesazhe në Instagram

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti do mund të dërgoni mesazhe në Instagram

instagramInstagram është bërë një emër tepër i njohur për të gjithë për shkak të mjeteve praktike që ofron për efektet e fotove dhe shpërndarjen e videove, megjithatë kompania ka raportuar se nuk ka në plan të ndalet deri këtu.

Burime të brendshme të kompanisë kanë njoftuar se versioni i ardhshëm i aplikacionit do të suportojë opsionin e dërgimit të mesazheve në kohë reale, duke ofruar për përdoruesit një mjet më tepër komunikimi përtej mekanizmit aktual të komenteve.

Ka të ngjarë që ky opsion të përfshihet në një përditësim të aplikacionit para përfundimit të këtij viti madje, pritet që të aktivizohen edhe bisedat në grup.

Përsa i përket opsionit të fundit kompania ka raportuar më parë se ka qenë në eksperimentim e sipër.

Integrimi i mesazheve do të bëjë që ky rrjet i shpërndarjes së fotove të ketë mundësi të konkurrojë me aplikacione të tjera si Snapchat që kanë filluar të kenë shumë sukses duke tërhequr një pjesë të mirë audience, kryesisht të rinj dhe përdorues të Instagram-it.

Në fakt kompania Facebook ka raportuar pak më parë se është përpjekur të blejë Snapchat për 3 miliard $ dhe duke qenë se kjo gjë nuk u bë e mundur ndoshta tani po operon sipas këtij rregulli: “Në qoftë se nuk i blen dot ose nuk ofron një strategji më të fuqishme atëherë ndiq strategjinë e tyre.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>