Harduer

Së shpejti do të lançohet një smartfon i ri Android i pajisur me kamera 50-megapixel

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti do të lançohet një smartfon i ri Android i pajisur me kamera 50-megapixel

oppo-find-7-teaser-imageMesa duket një smartfon Android do të konkurrojë çdo pajisje tjetër mobile përsa i përket numrit të megapixel-ave. Një imazh i publikuar së fundmi nga Weibo tregon se smartfoni i palançuar ende Oppo Find 7 do të ketë kamera 50 megapixel, një kamera e re që nuk është parë deri tani tek pajisjet mobile.

Sipas të dhënave të zbuluara nga imazhi rezulton se kamera ka rezolucion 8160 x 6120. Gjithashtu është raportuar se Oppo Find 7 do të ketë proçesor Qualcomm Snapdragon 801 dhe do të ofrohet në dy modele, njëri me ekran 5.5 inç dhe rezolucion 2560 x 1440, ndersa tjetri me ekran 5.0 inç dhe rezolucion 1920 x 1080.

Deri tani, Nokia ka qenë e vetmja kompani që ka nxitur rritjen e megapixel-ave. Këtu mund të përmendim pajisjet Pure View 808 dhe Nokia Lumia 1020 të cilat janë të pajisura të dyja me kamera 41- megapixel. Ndërkohë Xperia Z2 dhe Galaxy S5 disponojnë përkatësisht kamera prej 20.7 dhe 16-megapixel secila.

Megjithatë, jo të gjithë prodhuesit e smartfonëve tregojnë interes ndaj rritjes së megapixel-ave. HTC pritet të përdorë teknologjinë Ultrapixel në kameran e HTC One të 2014-ës, ndërsa raporte të ndryshme tregojnë se Apple nuk do të tejkalojë 8 megapixel në modelet e ardhshme iPhone 6. Kompania ka menduar të përmirësojë cilësitë e tjera të kameras, përfshirë këtu stabilizimin optik të imazheve dhe përmasat e sensorit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>