Harduer

Së shpejti do të lançohet smartfoni HTC Harmony me sistem Windows Phone

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti do të lançohet smartfoni HTC Harmony me sistem Windows Phone

htcHTC ka deklaruara se është një nga kandidatët potencialë për përdorimin e sistemit të përditësuar të Microsoft Windows Phone GDR 3.

Ky version smartfoni do të quhet HTC Harmony dhe është raportuar se do të ketë parametra të ngjashëm me HTC One, por në të do të jetë i instaluar Windows Phone. Kjo do të thotë se pajisja do të ofrohet për përdoruesit me një ekran 4.7 inç, rezolucion 1080p, hapësirë memorie prej 32 GB, RAM- i do të jetë 2 GB dhe do të ketë 4 procesorë (quad-core).

Pavarësisht parametrave të njëjte pritet që HTC Windows Phone të ketë një dizajn fizik disi më ndryshe.

Microsoft mund të gjenerojë përfitime të mëdha pas lançimit të softuerit të përditësuar Windows Phone GDR3 pasi pritet që Lumia 1520 të ketë vërtet sukses në treg po kështu dhe HTC Harmony pavarësisht se mund të duhet të presim pak deri në lançimin zyrtar të tij.

Lajmet e fundit>