Harduer

Së shpejti do të prezantohet telefoni inteligjent Nokia X2

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti do të prezantohet telefoni inteligjent Nokia X2

gsmarena_001 (1)Pas lançimit të smartfonit Android Nokia X, kompania telefonike Nokia së shpejti do të nxjerrë në treg telefonin pasues të Nokia X që do të mbajë emrin Nokia X2. Telefoni i ri do të prezantohet zyrtarisht nga kompania më date 24 qershor 2014.

Në telefonin Nokia X2 do të ketë shumë ndryshime, ku do të përfshihet edhe vendosja e një butoni “Home”, që erdhi si kërkesë nga përdoruesit për shkak të mungesës së tij në telefonin paraardhës Nokia X.

Ndryshimet e tjera do të përfshijnë rritjen e përmasave të ekranit, vendosjen e një procesori më të shpejtë dhe përmirësimi i RAM-it në 1 GB. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>