Biznes

Së shpejti do të shihni reklama edhe në Snapchat

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti do të shihni reklama edhe në Snapchat

DSC01471.0.0_standard_800.0Siç ishte raportuar fillimisht gjatë muajit gusht, reklamat më në fund do të vijnë në Snapchat. Bashkëthemeluesi dhe CEO i kompanisë, Evan Spiegel, lajmëroi për këtë gjë gjatë ditës së mërkurë në Samitin Vanity Fair New Establishment.

“Njerëzit do të shohin reklamat e para në Snapchat së shpejti,” i tregoi ai Katie Couric, që moderonte diskutimin me të, si dhe me ish- kryetarin e Nju Jorkut, Michael Bloomberg. “Ne mendojmë që ato janë të shkëlqyera.”

Reklamat do të jenë pjesë e veçorisë Stories të Snapchat-it, tha Spiegel. Dhe ato do të “futen” – përdoruesit mund të zgjedhin që t’i shohin ato apo t’i tejkalojnë. Nga përshkrimi i Spiegel-it, tingëlloi që reklamat nuk do të ndërpresin porositë normale që përdoruesit dërgojnë mes njëri-tjetrit.

Në vend të kësaj, duket më e mundshme që ato do të jenë pjesë e asaj që kompani e quan OurStory – porositë që përdoruesit i dërgojnë për ngjarjet e ndryshme si futbolli i fundjavës për kolegjet apo Oktoberfest në Gjermani. Është e lehtë të paramendohet që një kompani që prodhon birra paguan për ta vendosur një porosi brenda ngjarjes Oktoberfest për shembull.

Snapchat grumbullon më pak informacione për përdoruesit e vet se sa rrjeti social Facebook ose Twitter. Spiegel tha që reklamat nuk do të jenë të shënjestruara tek përdoruesit – ato thjesht do të futen në ngjarje për çdokënd që përdor aplikacionin. Spiegel nuk tregoi për ndonjë kohë të saktë se kur pritet të vijnë reklamat. (PCWorld Albanian)

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>