Analiza

Së shpejti Europianët do të kenë mundësi të përdorin pajisjet elektronike gjatë gjithë fluturimit

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti Europianët do të kenë mundësi të përdorin pajisjet elektronike gjatë gjithë fluturimit

lufthansaNjë lajm i mirë për të gjithë udhëtarët në Europë që adhurojnë pajisjet elektronike: Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka aprovuar përdorimin e pajisjeve elektonike personale (PEDs) gjatë gjithë fazave të udhëtimit.

Udhëzuesi i ri që lejon pasagjerët e avionëve të përdorin tabletët, smartfonët, lexuesit elektronikë dhe pajisjet mp3 gjatë fluturimit, në qoftë se kanë aktivizuar opsionin “airplane mode”, do të publikohet në fund të muajit nëntor të këtij viti.

Ky udhëzues është i vlefshëm për të gjitha avionët që janë pjesë e linjave ajrore Europiane, të cilat do të vlerësojnë nëse do e aplikojnë atë ose jo.

Ky lajm është publikuar rreth 1 muaj pas njoftimit të Administratës Federale të Aviacionit në lidhje me lejimin e linjave ajrore Amerikane për përdorimin e pajisjeve elektronike personale.

Disa prej linjave ajrore kanë kaluar direkt në zbatimin e këtyre rregullave të reja, ndërsa disa të tjera vazhdojnë të ndjekin rregulloren e vjetër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>