Lajmet

Së shpejti Gmail do të hapë automatikisht fotot që përfshihen në e-mail-e

Dec 14 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti Gmail do të hapë automatikisht fotot që përfshihen në e-mail-e

sent_email1_1020_large_verge_medium_landscapeGoogle ka njoftuar se së shpejti Gmail do të shfaqë automatikisht fotot që përfshihen në mesazhet e postës elektronike.

John Rae-Grant, menaxher produkti në Gmail, është shprehur: “Së shpejti të gjitha fotot në pëmbajtjen e mesazheve do të hapen automatikisht në pajisjet desktop, iOS dhe Android.”

Ky është një ndryshim i konsiderueshëm në qoftë se marrim parasysh se më parë Gmail iu kërkonte përdoruesve leje para se të ngarkonte fotot. Google ka deklaruar se kjo masë nuk është më e nevojshme të ndërmerret duke qenë se Gmail do të kryejë transferimin e fotove nëpërmjet serverave të sigurt të kompanisë.

Ky ndryshim do të aplikohet fillimisht për kompjuterët desktop, ndërsa përdoruesit e aplikacioneve mobile të Gmail do të duhet të presin deri në fillim të vitit 2014.

“Mesazhet tuaja janë më të sigurta tani, fotot tuaja do të skanohen për viruse ose maluere dhe nuk do të jetë më e nevojshme që të shtypni linkun “shfaqni imazhet e mëposhtme”” – tha Rae-Grant. Në qoftë se ju preferoni mënyrën e vjetër, Gmail do të vazhdojë t’a ofrojë këtë si funksionalitet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>