Softuer

Së shpejti, Google+ Games

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
Së shpejti, Google+ Games

Tani sipas informacioneve më të fundit Google është duke përgatitur lansimin e shërbimit për lojëra, që sipas të gjitha gjasave do të jetë një prej pikave më të fuqishme dhe më serioze konkurruese kundrejt Facebook.

Google veçse ka vendosur të shtyjë para trendin me zhvilluesit, duke iu kërkuar atyre më  pak se 30% pjesë të të hyrave, që është një ofertë serioze konkurruese kundrejt 30% tradicional të vendosur nga Facebook dhe Apple.

Platforma Google+ për zhvilluesit e lojërave do të paraqes një fushë të re për të gjeneruar të hyra. Një prej dallimeve më kryesore që thuhet të jetë mes Facebook dhe Google+ është se lojërat në Google+ do të jetë të “native client”, me fjalë të tjera lojëra do të jenë të shtëpisë Google, do të jenë në serverët e saj dhe jo në atë të zhvilluesve. Kjo mundëson që zhvilluesit të koncentrohen më shumë në zhvillimin e lojës dhe programim, e jo në menaxhim të serverit. 

Për të nxehur edhe më shumë gjërat, Google veçse ka investuar mjaft shumë në zhvilluesin kryesor të lojërave për Facebook, Zynga dhe atë një shumë prej më shumë se 100 deri 200 milion dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>