Biznes

Së shpejti hapet dyqani online Sony Entertainment Network Store

Dec 8 2012
0 Shpërndarje
Së shpejti hapet dyqani online Sony Entertainment Network Store

Pasi në muajin qershor lançoi dyqanin e vet online për e-libra, Sony tashmë ka filluar me testimin e versionit online të dyqanit që do të ofrojë lojëra, muzikë dhe filma për blerje dhe shkarkim.

Edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht, Sony Entertainment Network Store është i disponueshëm, ndërsa në blogun e kësaj kompanie thuhet se bëhet fjalë për fazën testuese të saj dhe se pritet së shpejti prezantimi dhe lançimi i komunitetit PlayStation/Sony.

Dyqani Sony Entertainment Network Store do të jetë i disponueshëm për PlayStation 3, PS Vita dhe konsolat PSP, ndërsa do të ofrojë edhe përmbajtje të qëndrueshme për pajisjet tjera si telefonët Xperia, tabletëve Sony, televizorëve e tjera.

Gjithashtu, çmimet do të rregullohen sipas dyqanit të bazuar të konsolave të PlayStation, me mundësinë e blerjes përmes kartelës apo PayPal-it. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>