Softuer

Së shpejti Instagram për Android

Mar 12 2012
0 Shpërndarje
Së shpejti Instagram për Android

Instagram është një aplikacion mjaft i popullarizuar për iPhone dhe themeluesi ka cekur që mbi 27 milionë njerëz e kanë shkarkuar atë në iPhone. Ai zbuloi gjithashtu që një version për Android është në fazat testuese dhe do të jetë i gatshëm së shpejti. Poseduesit e Android kanë qenë duke e kërkuar këtë aplikacion për një kohë dhe lëshimi do të jetë një shtojcë e mirëseardhur, veçanërisht kur po bëhet përmirësimi i kamerave të pajisjeve që e kanë sistemin operativ Android.

Instagram është një aplikacion i thjeshtë që ua mundëson kapjen e një pamje, aplikimin e një filtri dhe pastaj ta postoni atë tek dhe madje edhe të komentoni në fotografitë e bëra. Këta filtra i shtojnë disa elemente të veçanta tek fotografitë dhe njerëzit duket që janë mjaft të interesuar në përdorimin e tyre./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>