Lajmet

Së shpejti, krahas aplikacioneve edhe filmat e muzikën do të mund ti gjeni në Windows Store

Apr 10 2015
0 Shpërndarje
Së shpejti, krahas aplikacioneve edhe filmat e muzikën do të mund ti gjeni në Windows Store

verge-009.0__1_.0.0Më në fund Microsoft ka vendosur të na e bëjë më të thjeshtë duke vendosur të gjitha përmbajtjet dixhitale që mund të shkarkohen nga përdoruesit në një dyqan të vetëm. Kjo do të thotë që aplikacionet, filmat, muzika, shfaqjet mund ti gjeni brenda një dyqani virtual online. Gjigandi i softuerit është duke testuar shtimin e një seksioni të ri në Windows Store ku do të përfshihen filmat dhe shfaqjet televizive.

Një dyqan i unifikuar është pjesë e përpjekjeve të Microsoft përsa i përket aplikacioneve universale, konkretisht për tu siguruar që të njëjtat aplikacione mund të përdoren nga një kompjuter, tablet, smartfon apo konsole. Brandon LeBlanc i Microsoft deklaroi se puna e deritanishme është akoma e papërfunduar dha ka akoma shumë gjëra për të bërë. Deri në këtë fazë përdoruesit mund të jenë në gjëndje vetëm të shohin përmbajtje video streaming por shumë shpejt do të jetë e disponueshme dhe aftësia për të parë përmbajtjet duke qënë offline.

Deri më sot, përpara krijimit të një dyqani të tillë gjithëpërfshirës, Microsoft listonte muzikën që mund të shkarkohej nga përdoruesit vetëm në aplikacionin Xbox Music, ndërsa filmat dhe TV Show mund të aksesoheshin përmes aplikacionit Xbox Video. Këto dy aplikacione vazhdojnë të jenë pjesë e paraqitjes paraprake teknike por Microsoft u ka hequr markën Xbox. Versionet testuese të Windows 10 do tu japin mundësinë përdoruesve, që nga dita e sotme në 20 shtete të botës, të marin me qira apo blejnë një film apo shou televiziv përmës dyqanit online Windows Store. Pritet që kompania të na japë më shumë informacion rreth këtij dyqani të unifikuar në Konferencën e Zhvilluesve që do të mbahet brenda këtij muaji. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>