Lajmet

Së shpejti mbyllet Twitter #Music

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti mbyllet Twitter #Music

twitter_music1_1020.0_standard_800.0Vetëm pak muaj pasi kompania ndaloi zhvillimin aktiv të aplikacionit, Twitter #Music do të hiqet nga App Store. Këtë e deklaroi vetë Twitter në një postim në rrjetin social. Aplikacioni kishte si qëllim të mblidhte në një vend të vetëm biseda rreth muzikës dhe artistëve në Twitter dhe të krijonte një mënyrë të re për të zbuluar muzikën. Edhe pse koncepti dhe ideja e Twitter-it për këtë mund të ishte shumë funksionale, nuk duket se po ecën mirë dhe Twitter ka vendosur që përfundimisht ta mbyllë aplikacionin e muzikës. Fakti që #Music nuk arriti të bëhej pjesë e postimeve në Twitter aq sa të mund të konkurronte aplikacione të tjera solli dhe mbylljen e tij.

Aplikacioni zyrtarisht hiqet nga qarkullimi në vendet e aplikacioneve më datë 18 prill. Twitter e njoftoi lajmin nëpërmjet postimit: “Këtë pasdite do të fillojmë të heqim Twitter #Music nga App Store. Nëse e keni aplikacionin, ai do të funksionojë deri më datë 18 prill.” Në një postim tjetër, kompania thotë se po kërkon për “mënyra të reja” se si të inkorporojë muzikën në Twitter: “Ne do të vazhdojmë të eksperimentojmë me mënyra të reja për të sjellë të ju përmbajtje muzikore që shohim çdo ditë në Twitter.” Aplikacioni #Music u ndërtua nga skuadra që ka krijuar direktorinë “We Are Hunted”, të cilën Twitter e bleu në vitin 2012 e që më pas e mbylli. Para se të bëhej publikisht e disponueshme, Twitter e mbushi aplikacionin #Music me këngëtarë të dëgjuar të momentit, duke i inkurajuar ata që të postonin në Twitter për eksperiencat e tyre për të krijuar më shumë trafik, si për veten ashtu edhe për Twitter-in.

Por në më pak se një javë pas lançimit të aplikacionit, shefi i departamentit të muzikës në Twitter e la kompaninë dhe u bashkua me rrjetin Q&A të Jelly. Në tetor, kompania filloi planet që ta mbyllë aplikacionin. Ndërkohë që aplikacioni u integrua mirë me shërbime të njohura si Spotify dhe Rdio, rekomandimet që vinin për artistët dhe këngët kurrë nuk arritën shifrat e duhura të trafikut nga përdoruesit në Twitter. Që nga ajo kohë, edhe anëtarët e skuadrës së re në Twitter, “We are Hunted”, u larguan nga ky rrjet social, edhe pse themeluesi i tyre, Stephen Philips, ende është në kompani. Duke mos pasur asnjë mbështetje në Twitter, as skuadra që ta zhvillonte e mirëmbante aplikacionin dhe përballë një tregu gjithnjë e më konkurrent, #Music mund vetëm të mbyllej. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>