Lajmet

Së shpejti mund të karikoni smartfonët tuaj nëpërmjet teknologjisë wireless

May 1 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti mund të karikoni smartfonët tuaj nëpërmjet teknologjisë wireless

smartfonetNëse vizioni i Qualcomm bëhet realitet, atëherë përdoruesit do të mund të jenë të aftë të karikojnë smartfonët dhe tabletët me anë të rrjeteve pa tela pa patur nevojë për karikues.

Krijuesi i kartave çip ka filluar testimin e pajisjeve që do ti lejojnë telefonët të karikohen duke i vendosur larg një burimi të energjisë pa tel, aktualisht vetëm disa milimetra.

Karikuesi me anë të të rrjeteve pa tela mund të vendoset poshtë tabletit, apo brenda një pajisjeje dhe shumë pajisje mund të vendosen afër tij me qëllim që të karikohen pa patur nevojë për karikuesit specifikë.

“Kjo do të thotë se ndoshta qendrat e shitjeve do t’iu duhet të ndryshojnë pajisjet drejt teknologjive të para instaluara, apo fizikisht bashkë me mobilje që do të thotë se ndoshta do të jenë të kushtueshme”, thotë Geoff Gordon, menaxher kryesor tek Qualcomm.

Qualcomm e quan teknologjinë e karikimit pa tel WiPower. Kompania tha se pajisjet mund të vendosen deri në 45 milimtra nga stacioni i burimit të karikimit. Qualcomme gjithashtu tha se pajisjet e testimit vijnë në formën e një mjedisi vlerësimi që do të ndahen në një bazë të limituar.

WiPower bazohet në specifikimet e vendosura nga “Bashkimi për Energji pa Tela”.

Samsung dhe Qualcomm janë ndër themeluesit e kësaj aleance. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>