Lajmet

Së shpejti mund të kyçeni në kompjuterin tuaj me skanerin e një telefoni Samsung Galaxy

Feb 21 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit e telefonëve Samsung Galaxy së shpejti mund të shkyçin çdo kompjuter Windows 10 përmes skanerit të shenjave të gishtërinjve. Së shpejti mund të kyçeni në kompjuterin tuaj me skanerin e një telefoni Samsung Galaxy Photo Source: IDG

Një aplikacioni i quajtur Samsung Flow do të bëjë të mundur kyçjen në Galaxy TabPro S2 me skanerin e Galaxy S7, S7 Edge, S6, S6 Edge dhe Edge+, Note 5, A7 dhe A5.

Pas Përditësimit të Krijuesve të Windows 10-ës, funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për të gjithë kompjuterat Windows 10.

Sipas udhëzimeve të Samsung, është i domosdoshëm instalimi i Samsung Flow në telefon dhe një mjeti në kompjuterin Windows.

Zhbllokimi i kompjuterit Windows 10 gjithashtu kërkon një lidhje Bluetooth dhe NFC.

Pritet që Përditësimi i Krijuesve do të sjellë kyçjen në kompjutera nga çdo telefon, kjo falë një teknologjie të re të integruar në Windows Hello. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>