Lajmet

Së shpejti në Twitter do të shihni cicërima nga përdorues që nuk i ndiqni

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Së shpejti në Twitter do të shihni cicërima nga përdorues që nuk i ndiqni

Twitter-remembers-Windows-Phone-updates-appTwitter ka dëshirë të bëjë eksperimente me shërbimin e vet. Njëra nga këto eksperimente përfshin vendosjen e cicërimave në kohështrirjen tuaj nga llogari që nuk i ndiqni. Kjo në fakt ka ardhur dhe pritet të qëndrojë. Gjatë të premtes Twitter postoi që njerëzit në testimet e fundit kanë shfaqur kënaqësi me t’i parë cicërimat nga llogaritë që ata nuk i ndjekin në kohështrirjet e tyre.

TrevorO’brien nga Skuadra e Produktit postoi: “Për shembull, ne së fundi kryem eksperimente që shfaqnin rezultate të ndryshme të përmbajtjes në kohështrirjen tuaj: cicërimat e rekomanduara, llogaritë dhe temat. Testimi tregonte që shumica e njerëzve kanë dëshirë të shohin Cicërima nga llogaritë që ata mund të mos i ndjekin, duke u bazuar në sinjale si veprimtaria nga llogaritë që ju i ndiqni, popullariteti i cicërimave dhe se si njerëzit në rrjetin tuaj ndërveprojnë mes tyre. Këto eksperimente tani mbushin kohështrirjen që e shihni ju sot.

Postimi më pas dërgon në faqen me përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth kohështrirjes në Twitter, ku deklarohet që përveç cicërimave që tashmë mund t’i keni parë, ekziston një lloj i ri i cicërimave që do të shfaqen.

“Për më tepër, kur ne e identifikojmë një cicërimë, një llogari për ta ndjekur, ose ndonjë përmbajtje tjetër që është e popullarizuar ose e përshtatshme, ne mund ta shtojmë atë në kohështrirjen tuaj. Kjo nënkupton që ju nganjëherë mund të shihni cicërima nga llogari të cilat nuk i ndiqni. Ne përzgjedhim secilën cicërimë duke u bazuar në sinjale të ndryshme, duke përfshirë atë se sa e popullarizuar është ajo dhe se si njerëzit në rrjetin tuaj janë duke ndërvepruar me njëri-tjetrin. Objektivi ynë është që ta bëjmë kohështrirjen tuaj edhe më të përshtatshme dhe interesante”.

Se si do të reagojnë përdoruesit jashtë eksperimentit mbetet të shihet. Por bëhuni gati të shihni cicërima “interesante” në kohështrirjen tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>