Lajmet

Së shpejti përdoruesit aktivë të Hotmail-it do të kalojnë në Outlook.com

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti përdoruesit aktivë të Hotmail-it do të kalojnë në Outlook.com

Së shpejti 60 milion përdoruesit aktivë të Hotmail-it do të kalojnë në shërbimin e postës elektronike Outlook.com.

Ky shërbim e ka kaluar fazën fillestare të prezantimit dhe testimit dhe tani ka ardhur koha që të zëvendësojë Hotmail.

Migrimi i përdoruesve të Hotmail, që do të përfundojë në verë do të përfshijë kalimin e adresës email, fjalëkalimin, kontaktet, çdo dokument të mundshëm apo çdo veçori tjetër të një llogarie të caktuar.

Nuk është deklaruar ende një datë e saktë për kalimin e të dhënave përfundimisht. Përdoruesit nuk do të duhet të kalojnë në adresën @outlook.com nëse nuk kanë dëshirë.

Microsoft-i po organizon një fushatë marketingu për promovimin e këtij shërbimi në mbarë botën dhe besohet se ka shumë gjasa që numri i përdoruesve të Outlook.com të kalojë në 1 miliard.

Një nga cilësitë e Outlook.com që është vlerësuar më tepër është publikimi i një numri të vogël reklamash dhe gjithashtu në momentin kur përdoruesi është duke lexuar email-et njoftohet për përditësimet në llogaritë e Facebook apo Twitter. (PCWorld Albanian)

outlook_

Lajmet e fundit>