Lajmet

Së shpejti pritet të lançohet versioni i ri i Google Play Store

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Së shpejti pritet të lançohet versioni i ri i Google Play Store

Google Play së shpejti do të ketë një dizajn të ri. Në faqen www.droid-life.com u publikuan disa foto dhe një video të versionit më të fundit të Google Play 4.0.Google Play

Nga fotot duket qartë se ka shumë ndryshime përsa i përket dizajnit, duket të jetë shumë më e lehtë të navigosh në të si dhe vihet re se imazhet kanë përmasa më të mëdha krahasuar me imazhet e versionit të mëparshëm.

Ashtu siç thekson dhe Droid Life nuk duket të ketë ndryshime përsa i përket vendndodhjes së ikonave apo opsioneve, funksionalitetet janë të njëjta. E vetmja gjë që ndryshon ka të bëjë me mënyrën se si ato paraqiten.

Dizajni i ri ka bërë që Google Play të duket më i pastër dhe më i qartë nga perspektiva naviguese, diçka që përdoruesit e Android e kanë dëshiruar prej kohësh.

Deri tani ky dizajn është në testim akoma për të parë si do të reagojnë përdoruesit. Nuk ka informacione të sakta akoma se kur ky version do të lançohet zyrtarisht.

Në videon e mëposhtme mund të shihni më të detajuara ndryshimet që u përshkruan më sipër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>